Në Këshillin e Sigurimit/ Përfaqësuesi rus kërcënon Shqipërinë: – Presidenca juaj do përballet me pasoja
20 Shtator 2023
I dërguari i Rusisë pati përplasje me kryeministrin Rama në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB. Ai tha se presidenca shqiptare, ka hapur debate, pasi po lejon të flasë presidenti i Ukrainës, para vendeve anëtare të OKB-së dhe kjo do të ketë pasoja.
“Ne nuk besojmë se argumentat që po na prezantohen janë bindëse. Duhet të na shpjegoni se përse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Megjithatë kjo nuk ka të bëjë me procedurën. Presidenti i Somalisë, foli i pari, por ishte i vemti president që ishte i pranishëm.
Do doja të paralajmëroja që nëse sot, ju do të merrni vendime duke i rënë çekiçit, atëherë presidenca shqiptare do të përallet me një praktikë të shkeljes së dukshme të praktikave të këshillit të sigurimit. I bie se rregullat nuk vlejnë për ju.
Presidenca shqiptare hapi debate. Kjo e sotmja do të jetë një spektakël. Ne nuk kundërshtojmë prezencën e presidentit të Ukrainës në këtë takim, por ai duhet të flasë pas vendeve anëtare”,-tha përfaqësuesi rus.
Gazeta Sot