Në këto 30 vjet: – Tmerr dhe Shprese!
Në këto 30 vjet: – Tmerr dhe Shprese!
Nga Sazan Guri
- Djemtë e fuqishëm, ikën… .. sepse iu duhesh fortuna të reja të çanin;
- Të rinjtë e të rejat e talentuar, u arratisën .. sepse këtejza nuk i mbante vendi, andejza me qiri i kërkonin;
- Punëtorët u larguan… .., sepse këtejza s’kishte punë, andejza sa vinin e gjenin nga dy apo tri punë;
- Të ndershmit, me vrap andejza rendën….. se këtejza do të vdisnin.
- Krenarët ikën në terrin e natës .. .se këtejza shtypeshin në dritën me diell;
- Besalinjtë ikën për pak besë më tepër, se këtejza i prene në besë.
- Trimat ikën … se ketu i vrau tradhëtia.
- Intelektualët ikën … se këtejza s’ka dhe nuk pyetet shkenca.
- Artistët ikën për një art tjetër, sepse këtejza s’ka art.
- Sportistët rrodhën si rrëke, sepse këtu s’bëhet më sport.
- Doktorët nga sytë këmbët, se këtu nuk trajtohen.
- Të mirët, hislinjt, fisnikët vendin dezertonin, se këtu shpirtin ja u shkretonin.
Bilanci i të mbeturve:
Sipas ligjeve të fizikës – nuk ngelet vendi bosh. Ato u mbushën me hajdutë, me kriminelë, me imoralë, me servilë, me kurva e kurvica, me të pabesë e bukshkalë, me mashtruesë e injorantë, me dembelë e parazitë, me vrasës, me të djallëzuarit, me turkoshakët e xhihadistë, shkurt me armiq të kombit.
Dhe prap, miq të dashur, besomëni se i kam me studime, nuk janë shumë, por rrinë dhe punojnë bashkë mortjet, dhe duken shumë…. shumë…
E ardhmja dhe shpresa e vendit
- Kthehen ata që ikën, të paktën ata 400;
- Rrimë bashkë ne që jemi, të paktën ne 400;
- Mbeshtesim të mirët, të ndershmit, të diturit, bujarët, besëlinjtë, hislinjtë, artistët, sportistët, doktorët, shkencëtarët, të varfërit, të moshuarit, fëmijët dhe mbi të gjitha nënat, gratë, femrat.
Mesazhi
E vërtetë ikën, dhe mjerë ata që mbetën se vendin e morën të poshtrit, dakord, por raca shqiptare i ngjan atyre të mbijetuarve nga virusi, dhe sikur 1% që ngelet i bënë ose i zëvëndëson nga e para ata që ikën. Këtë ta thotë historia: p.sh., Romaket vranë parthinët (beratasit) 16 vjeç e lart, po Berati u ringrit prap; Turku e Serbi, jo thjesht vranë, por ropën për së gjalli, por shqiptari u riringrit, dhe ja ku jemi sot popull 60 milion, kështu edhe kjo…. miq të dashur!