Në Kosovë një aks rrugor 42 km me 3 korsi për vetëm 7.9 milionë euro, po ne Shqiperi
26 Dhjetor 2024
Në një botë ku teknologjia përparon dhe kostot teorikisht ulen, Shqipëria vazhdon të shkëlqejë me çmime “galaktike” për rrugët e saj. Ndërkohë që Albin Kurti në Kosovë përuron një aks rrugor 42 km me 3 korsi për vetëm 7.9 milionë euro, në Shqipëri, rruga Qukës-Qafë Plloçë, e gjatë 43.3 km, ka arritur një kosto totale prej rreth 400 milionë dollarësh.
E parashikuar fillimisht të kushtonte 150 milionë dollarë, kjo rrugë, me shtyrjet dhe rishikimet e pafundme, ka arritur një mesatare prej më shumë se 9 milionë dollarësh për kilometër! Ndërkohë, në Kosovë, Albini me naivitet “shkatërron” tregun duke ndërtuar për më pak se 190 mijë euro për kilometër. Një çmim i tillë është një fyerje për “artin” e tenderimit në Shqipëri dhe për traditat e ndërtimit të rrugëve me kosto “të florinjta”.
Duket qartë që Albin Kurti ende nuk e kupton se si funksionon loja. Si mund të ndërtohet një rrugë pa miliona ekstra për “improvizime”, “konsulenca” dhe “shtyrje të justifikuara”? Si do të mbijetojnë oligarkët pa pjesën e tyre të drejtë të buxhetit? Nëse Albin Kurti vazhdon me këto metoda të thjeshta dhe transparente, rrezikon ta përçajë Ballkanin duke treguar se mund të ketë edhe një mënyrë tjetër për të bërë gjërat.
Në Shqipëri, ne e dimë mirë se rrugët nuk ndërtohen për të lidhur qytetet, por për të mbushur xhepat. Dhe në këtë aspekt, Qukës-Qafë Plloçë është një kryevepër!

Vetëm me këtë fakt, kushdo që merr në mbrojtje rilindjen dne shefin e narco-shtetit shqiptar, ai/ajo duhet të konsiderohet si pjesë e grupeve mafioze dhe kriminale të këtij narco-shteti! Askush nuk është i detyruar me dhunë të mbrojë këtë shtet mafioz. Nëse ndodh, lëpirësi/ja është paguar nga mafia!
Nga JOQ