Në Mariupol “rusët grumbullojnë kufoma të ukrainasve në një supermarket”. Luftimet në Lugansk. Kievi: – Jemi në vështirësi në Severodonetsk.
29 Maj, 2022
Lufta në Ukrainë ka arritur ditën e nëntëdhjetë e pestë. Në një telefonatë me Macron dhe Scholz, Putin deklaron: “Gati për të rifilluar me dialog dhe zgjidhje për grurin, por ndaloni armët në Kiev”. Forcat ukrainase kanë bërë të ditur se janë në një “pozicion të vështirë mbrojtës” në Severodonetsk, qyteti i rrethuar nga rusët në rajonin e Luganskut (lindor) “i bombarduar vazhdimisht” nga pushtuesit.
Në Mariupol, rusët “grumbullojnë kufomat në një supermarket”, tha Petro Andriushenko, këshilltar i kryetarit të bashkisë së qytetit ukrainas.
“Ushtria jonë është në një pozicion të vështirë mbrojtës. Qyteti bombardohet vazhdimisht”. Kështu deklaroi Oleksandr Striuk, kreu i administratës civile ushtarake të Severodonetsk, cituar nga mediat ndërkombëtare. Gjatë natës, udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov tha se “Severdonetsk është nën kontrollin tonë të plotë. Qyteti është çliruar”.
Në Mariupol, rusët po grumbullojnë kufomat e ukrainasve të vrarë në një supermarket: tha në Telegram Petro Andriushenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë, cituar nga Ukrinform.
“Në ambientet e supermarketit Schyryi Kum në bulevardin Svobody, rusët kanë krijuar një vend depozitimit të trupave të të rënëve ukrainas që i nxorën nga toka kur u përpoqën të rregullonin tubat e ujit dhe gjithashtu zhvarrosën kufomat. Ata po i grumbullojnë sikur të ishin mbeturina”, shkruan ai. Andriushenko, postoi edhe një foto të publikuar nga kanali Telegram “Mariupol Now”, duke dëshmuar për atë që ai përshkruan.
Ballkanweb