– Ne Mesdhe Patrullon një anije e madhe. – Janë nga inteligjenca ruse dhe po mbledhin…
6 QERSHOR 2022
Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar sot se pranë Mesdheut është parë një anije me më shumë se 100 trupa pjesë e ekuipazhit duke patrulluar dhe ende nuk dihet qëllimi i saj.
Sipas Karamuços dyshohet se kjo është një anije nga inteligjenca ruse, e cila është duke mbledhur
informacione nga përgatitja dhe gatishmëria e ushtrive në Mesdhe.
“Është parë një anije e madhe në Mesdhe, e cila mendohet të ketë më shumë se 100 trupa në
ekuipazh. Kjo anije është parë disa herë duke patrulluar, pika me e afërt Siçilia.
Janë pjesë e inteligjencës ruse, mendohet se ata mbledhin informacione nga përgatitja e ushtrive
në të gjithë Mesdheun dhe e çojnë atë në qendër. Tani ne jemi në një luftë …”- tha Karamuço.
Gazeta Sot