Në Mesdhe, rojet bregdetare qëllojnë mbi anijen e mallrave turke
11 Shtator 2022
Tensione lufte në Mesdhe. Anijet e rojes bregdetare greke hapën zjarr ndaj një anijeje mallrash që lundronte në ujërat ndërkombëtare në Detin Egje, duke përshkallëzuar tensionet me Turqinë që janë rritur javët e fundit. Nuk pati viktima në të shtënat 11 milje detare (20 km) në jugperëndim të ishullit turk të Bozcaada të shtunën.
Pas “zjarrit ngacmues” nga dy anije greke, dy anije të rojes bregdetare turke shkuan në zonë dhe varkat greke u larguan. Roja bregdetare greke konfirmoi se gjuajti të shtëna paralajmëruese në një anije që lëvizte në mënyrë të dyshimtë në ujërat territoriale greke pranë ishullit Lesbos.
Kapiteni i anijes së mallrave refuzoi të lejonte një inspektim dhe më vonë u shoqërua në ujërat e afërta turke, thanë zyrtarët e rojes bregdetare greke, duke theksuar se ata informuan autoritetet detare në Turqi për incidentin. Zona është e njohur për shumë anije që sjellin emigrantë nga Turqia në vendet e Bashkimit Evropian, Greqi dhe Itali. Roja bregdetare greke thotë se kontrollon rregullisht anijet që sillen në mënyrë të dyshimtë në Egje.
Gazeta Sot