Në New York shpallet gjendja e jashtëzakonshme, stuhitë i kthejnë rrugët në lumenj
29 Tetor 2023
New York është përfshirë nga reshje të shumta shiu ditën e sotme, duke u kthyer në një kërcënim për 25 milionë banorë të qytetit.
Sipas asaj që shkruan CNN-it, shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje duke pezulluar qarkullimin në disa akse rrugore, vonesa në fluturime, si dhe shërbimin e metrosë në Brooklyn. Po ashtu u përmbyt një shkollë në Brookyn ku autoritetet u detyruan të evakuonin nxënësit.
Guvernatori i New Yorkut, Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për qytetin e Nju Jorkut, Long Island dhe Luginën Hudson mëngjesin e sotëm. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe krytari i bashkisë së New Yorkut, Eric Adams, i cili në një konferencë për shtyp tha se “Gjendja është e rrezikshme, ndërsa priten reshje shiu në orët në vijim”.
Megjithatë nuk raportohet për humbje njerëzore, përveç se atyre dëmeve materiale.
Gazeta Sot