Në një fshat italian me 46 banorë, rreth 30 janë kandidatë në zgjedhjet lokale
3 Qershor 2024
Fshati Ingria pranë Torinos është në pritje të zgjedhjeve lokale për të zgjedhur një qeveri të re, por një situatë e pabesueshme ka ndodhur ku pothuajse dy të tretat e fshatit kanë kandiduar në një farë mënyre.
Ingria ka 46 banorë, ndërsa 26 të tjerë do të votojnë nga diaspora. Pritej një fitore e lehtë për kryebashkiakun Igor De Santis, si në katër ciklet e mëparshme zgjedhore, por Renato Poleto ndryshoi gjithçka.
Këshilltari i opozitës në këshillin e këtij fshati vendosi të hyjë në garë për kryetar komune dhe për t’i bërë gjërat më komplekse ka siguruar mbështetjen e nënës së De Santis.
Nëna e Igor De Santis është në listën zgjedhore të Poletës si kandidate për këshillin. Ajo hyri në listën e këshilltarëve të opozitës sepse kandiduan më shumë femra.
De Santis, nëna e tij dhe Poleto janë pjesë e pothuajse dy të tretave të popullsisë së këtij fshati, i cili është në listat zgjedhore, disa për kryetar bashkie, disa për këshilltarë. Duhet theksuar gjithashtu se gjyshi i De Santis ishte kryetar bashkie për 30 vjet.