Në një fshat të Korçës, dëbora ka arritur në rreth 2 metra ndërsa temperaturat kanë rënë deri në minus…

14 shkurt  2021

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë që prej ditës së shtunë, ka sjellë sasi të mëdha dëbore në rajonin e Korçës.

Trashësia më e madhe e dëborës regjistrohet në fshatin malor të Dardhas me rreth 1 metër, por fshati që thyen rekordin është Mashkullorë ku trashësia ka arritur deri në 2 metra.

Njoftimi:

Gjate gjitha natës ne qarkun e Korces reshjet kane vijuar pa pushim, te shoqëruara më erë ndërsa temperaturat gjatë mbrëmjes kanë shkuar deri ne minus 10. Si pasoje e reshjeve me intensitet te larte janë bllokuar disa fshatra ne qarkun e Korçës. Më konkretisht:

Velcan trashësia e bores deri ne 70 cm

Dardhas trashësia e borës nga 90cm -1 m

Trebinje trashësia e deborës nga 40 -70 cm

Proptisht trashësia e dëborës nga 60-70 cm

Te bllokuar jane gjithashtu dhe disa fshatra ne njesine administrative Gore e Moglice si dhe fushen e Maliqit ku trashesia varion nga 30-70 cm.

Trashësia me e madhe e bores është në Mashkullorë mbi 2 m bore ndërsa ne fshatin Panarit situata është vështirësuar edhe me tepër për 200 banoret te cilet vijojne te jene te izoluar prej fillimit te janarit.

Sa i takon furnizimit me energji elektrike ka probleme ne njesite administrative Proptisht, Homezh, Slabinje, Homcani por dhe ne bashkine e Devollit ne fshatrat Tren e Bitincke.

Gazeta Panorama