Në panik në det të hapur, bllokohen 27 pasagjerët e anijes së linjës Sarandë-Korfuz, mjeti lundrues ndalon në ujërat grekë

27 pasagjerët, shqiptarë dhe të huaj, si dh dy mjetë që ndodheshin brenda në anije, kanë mbetur në det të hapur prej orësh.

14 Korrik, 2019 19:42 Përditësuar: 19:43

SARANDË– Anija “Saranda Express” e linjës detare Sarandë-Korfuz, ka mbetur e bllokuar në ujërat greke.

Kjo gjë bëhet e ditur pas një njoftimi zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare.
27 pasagjerët, shqiptarë dhe të huaj, si dh dy mjetë që ndodheshin brenda në anije, kanë mbetur në det të hapur prej orësh.

Paraprakisht bëhet me dije se shkak për bllokimin e anijes ëhstë bërë një defekt teknik.
Pritet që anija të rimorkiohet nga mjetet ndihmëse greke për t’u nxjerrë afër Kasiopit në Korfuz.

  

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare.

Anija Saranda Express, me flamur shqiptar, e cila bën linjën Sarandë-Korfuz, në orën 16:45 ka pësuar defekt në sistemin e drejtimit dhe ka dhënë sinjalin SOS, ajo është zhvendosur në afërsi të zonës së Kasiopit në veri të ishullit të Korfuzit. Ne anije ndodhen 27 pasagjerë dhe 2 automjete. Kapitaneria e Portit Sarandë ka komunikuar me anijen dhe autoritetet e portit të Korfuzit të cilat po dërgojnë rimorkiatorët për ta tërhequr drejt portit të Korfuzit. Ju bëjmë me dije se nuk ka asnjë dëmtim apo problem për pasagjerët që ndodhen në anije.

(f.m/dosja.al)