Ne Parlament: -Janë falsifikuar Firma.

Alimadhi dhe Gjuzi: Firmat e 28 deputetëve për ndryshimet Kushtetuese janë të falsifikuara

– 30/07/2

mapo.al

Deputetët Adriatik Alimadhi dhe Kujtim Gjuzi hodhën dyshime për listën me 28 firmat e deputetëve për ndryshimet Kushtetuese.

Ata thanë se janë firmëtarë deputetë të cilët nuk duan të ndryshojë Kushtetuta. Alimadhi shtoi se ka kërkuar ndryshimet zgjedhore për një sistem të pastër kombëtar.

 “Në mbledhjen e përbashkët të këshillit legjislativ, kam kërkuar që të shikohen firmat e deputetëve për ndryshimet kushtetuese. Këtë shqetësim juridik por të rëndësishëm e kam ngritur në mbledhjen e përbashkët. Do kërkoja që një nga listat ku kanë firmosur deputetët, të na vihej në dispozicion. Shqetësimi është shkelje ligjore. S’mund të mendoj se një deputet ka firmosur për disa apo në emër të disa deputetëve të tjerë. Kjo më duket shkelje proceduriale. E shoh të pamundur mënyrën se si operohet kur Kushtetuta ka një gjithëpërfshirje në gjuhën e saj juridike dhe në rastin konkret kërkohet që 28 deputetët të opozitës parlamentare, kanë firmosur, por unë mendoj se këta deputetë, s’kanë ndërgjegjësim të saktë se për çfarë flitet më sakt për ndryshimet kushtuese. I bëj apel zotit Murrizi, se në 25 maj të vitit të kaluar kemi firmosur një dokument për ndryshimet zgjedhore, për një sistem të pastër kombëtar. Do doja që ta shihnit me realizëm, pasi kjo nisëm Kushtetuese privon liritë dhe të drejtat”, tha ai.

Deklaratës së Alimadhit iu përgjigj kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i cili tha se lista e deputetëve firmëtarë nuk është sekrete.

“Lista nuk është sekret, është transparente, është publikuar në faqen e Kuvendit. Deputetët janë në sallë. S’keni pse anatemoni firmëtarët. Nisur nga pikëpamja procedurale me rregulloren e Kuvendit, është legjitime”, tha ajo.

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Kujtim Gjuzi.

“Fleta e votimit është shpërndarë tani tek të gjithë kolegët është mashtrim, një kontroll i votës për ta marrë votën në lidhje me këtë që kërkoni sot. Ça ke mo vlla e ke listën me njerëz të falsifikuar aty, mund të shkosh në burg nesër. Ka katër firma të falsifikuara në 28-shen e deputetëve, e deklaroj votën kundër. Pas kësaj vjen përgjegjësia tek ju zoti kryetar, në këto momente nis përgjegjësia juaj e unë në këtë moment do e braktis sallën se nuk mund mund të rri të falsifikohet edhe në Parlament vjedhja e zgjedhjeve të 2021“, tha Gjuzi, ndërsa në shenjë proteste zgjodhi të bojkotojë punimet e seancës së Kuvendit.