Në prag të Bajramit, kënga anti-fashtiste Bella Ciao, pushton xhamitë e Turqisë!

23 MAJ 2020

Nga: DRITARE.NET

Kënga e rezistencës anti-fashiste italiane “Bella Ciao”, e cila është kthyer sërisht në himn të rezistencës pasu u këndua si kolona zanore në serialin “La Casa de Papel”, është dëgjuar në disa xhami në izmir të Turqisë.

Në versionin në gjuhën turke “Bella Ciao” ka alarmuar autoritetet vendase, pasi xhamitë ishin hakeruar, dhe kënga ka kumbuar në vend të ezanit me zë të lartë.

Versioni që këndohej ishte i bandës muzikore “Grup Yourum”, të njohur për muzikën e tyre protestuese dhe kundër qeverisë, ndërsa kjo bandë është shpallur non grata në Turqi, dhe disa anëtarë të saj janë të arrestuar, dhe pak muaj më parë një anëtare humbi jetën pas një greve maratonë disa mujore./ I.M-

Dritare.net