Në QSUT po s’pagove, nuk merr shërbim/ Rama i përgjigjet qytetares: Fol me emra, ose hesht!
Në QSUT po s’pagove, nuk merr shërbim/ Rama i përgjigjet qytetares: Fol me emra, ose hesht!
21 GUSHT 2020
Nuk janë të pakta ankesat që qytetarët shprehin në facebook-un e kryeministrit Rama. Por edhe ky i fundit, nuk i lë pa përgjigje. Një ankesë për shërbimin në QSUT, bëri një zonjë e cila tha se nëse nuk paguan në urgjencën e spitalit Nënë Tereza, nuk të çojnë në repart.
Kryeministri i është përgjigjur qytetares duke thënë të flasë me emra konkretë ose të heshtë. Ky nuk është momenti për të hedhur baltë mbi bluzat e bardha, shkruan kreu i qeverisë.
“Realitet është, ky nuk është film artistik, ndërsa për sa i përket akuzës që bën, beje konkrete me emër e mbiemër ose hesht e mos hidh baltë mbi bluzat e bardha, që po e tregojnë veten në ditën më të errët për shëndetin publik për shkak të pandemisë”, i është përgjigjur Rama./
L.F-dritare.net