Në raundin e katërt është maxhoranca ajo që do të propozojë kandidatët e saj per President
29 MAJ 2022
Dështon raundi i tretë i negociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës, pasi opozita nuk ka paraqitur asnjë emër.
Sot ishte afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave nga opozita, njëkohësisht dhe raundi i fundit ku opozita do të mund të propozonte kandidatët e saj.
Por opozita nuk ka dorëzuar asnjë kandidaturë brenda afatit të orës 16:00 të ditës së sotme, që do të thotë se Kuvendit nuk do t’i shkojë asnjë emër për t’u votuar.
Opozita dhe maxhoranca nuk u dakordësuan për formulën e zgjedhjes së një presidenti konsensual, ku sipas grupit parlamentar të PD-së, do të propozoheshin katër kandidatura nga të cilat maxhoranca duhet të zgjidhte dy.
Në raundin e katërt është maxhoranca ajo që do të propozojë kandidatët e saj, dhe me gjasë do ta zgjedhë me 71 vota në parlament. Megjithatë, nga Partia Socialiste ndonëse është përfolur për disa emra, ende nuk është dalë me kandidatura konkrete.
Gazeta Sot