10 Prill 2025

Kryeministri Edi Rama nuk ndalet së talluri me veriorët. Në rubrikën e tij ‘Sy më Sy’ ku Rama i përgjigjet komentuesve në rrjetin social facebook, edhe sot përqeshi gjuhën e tyre.

“A ju ka hjek non grata”?

Po, po ju ka hjek. Ju ka hjek, ëhë’ thotë ai me ironi

Diskriminimin e kryeministrit ndaj veriorëve, njësoj si Enver Hoxha është i dukshëm dhe shfaqet herë pas here.

Ndërkohë komentuesit ia plasën në sy propagandën e tij mashtruese:

” Një pyetje kam, pate premtuar rritje rrogash në zgjedhjet e kaluara. Ku i ke rrogat se janë të njëjtat?”

-Shqipëria është po njësoj e varfër.

-“A e ke idenë se çfarë bëhet në portin e Durrësit apo varja propagandë, sa me lidhje e sa pa lidhje”.

“Ti akoma nuk ke ujin 24 orë siç e ke premtuar vite e vite përpara e thua BE në 2030. Le nam, njerëzit si ti të bëjnë për të vjellë”.

“Pz nuk po hapim dot as frigoriferin se na del ti”.

“Është marrëzi me të votu ty përsëri”. Po pse?

“12 vite në pushtet i largove të rinjtë nga atdheu”.

“Vodhe dhe plaçkite”.

“Premtove, nuk realizove”.

“Kur e more pushtetin kërkove tepsinë, ikën 4 vite. Pastaj kërkove timonin, ikën dhe 4 të tjerë. Tani çfarë po kërkon? Mos po kërkon Noc Rokun?

“Ekonomia zero, çfarë prodhon Shqipëria? Asgjë. Zero”

“Me ty ta harrojnë shqiptarët të futen në BE. Do ti të futesh në BE por s’do BE. S’është në dorën tënde, mjerë ata injorantë që mashtrohen”.