“Ne si popull jemi të imunizuar”, çfarë thoshte dikur shefi i Urgjencës që sot u konfirmua me koronavirus – Ja deklarata aspak e zakonte.
“Ne si popull jemi të imunizuar”, çfarë thoshte dikur shefi i Urgjencës që sot u konfirmua me koronavirus – Ja deklarata aspak e zakonte.
24 MARS 2020
Sot u konfirmua zyrtarisht se edhe shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ishte preku nga koronavirusi. Ai po qëndron i vetizoluar në shtëpi, teksa lajmi u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë.
Por pak para se Covid-19 të mbërrinte në vendin tonë, Brataj bënte disa deklarata aspak të zakonta në Opinion, mbi koronavirusin dhe arsyet se përse ende nuk kishte ardhur në Shqipëri.
“Në vitet 50’-60’, Shqipëria ka kaluar një infeksion nga koronavirus, është një familje që ka lindur që atëherë, jo sot… dhe mendohet se ne si popull të jemi dhe si të imunizuar, ndaj dhe shqiptarët që kanë ikur në Itali në moshë të rritur, mund të jetë që janë të imunizuar. Nuk them se është kjo me patjetër…”,-shprehej ai.
Por i menjëherë pas arsyetimit të tij ka ndërhyrë edhe një nga gazetarët e ftuar në panel, i cili i ka kujtuar mjekut se pothuajse e gjithë bota e ka kaluar një infeksion të tillë.
Gazeta sot