Ne Spanje ka shpërthyer gripi i shpendëve, asgjësohen mbi 130,000 pula
Ne Spanje ka shpërthyer gripi i shpendëve, asgjësohen mbi 130,000 pula
11 SHKURT 2022
Autoritetet spanjolle kanë asgjësuar më shumë se 130,000 pula, për shkak të një shpërthimi të gripit të shpendëve në rajonin verior të Castile dhe Leon.
“Mundësia e transmetimit të virusit te njerëzit është jashtëzakonisht e rrallë dhe për këtë arsye ne nuk jemi të shqetësuar.”-u shpreh Carillo Fernandes Carriedo, një zëdhënës i qeverisë rajonale të Castile dhe Leon.
Një zëdhënës i Shoqatës Spanjolle Veterinar tha se nuk ishte për t’u habitur që virusi kishte arritur në Spanjë, pasi Gadishulli Iberik është në “rrugën” e shumë zogjve shtegtarë.
Gazeta Sot