Në Tepelenë u këndojnë negociatave: Hapu moj Europë… Ja edhe Teksti ….
Në Tepelenë u këndojnë negociatave: Hapu moj Europë… Ja edhe Teksti ….
19 Tetor, 2019.
Grupi polifonik i Tepelenës, pas këngës për Edi Ramën dhe sukseset e Rilindjes, i ka kushtuar një beje edhe mos çeljes së negociatave.
Për më shumë ndiqni këngën:
Europë e rrënjës s’Ilirit, e gjakut, atit e birit,
E Kastriot’ ballë floririt pse na sheh me bisht të syrit
Hapu moj Europë jeshilja,
Unë jam jotja ti je imja ! (Refreni)
Hapu moj zemër ergjënde, sa t’u gjetëm s’na u gjende,
Jo me fjalë, por me mendje, të vësh dorë mbi plagën tënde.
Ngrehu dhe pritna te porta, jemi që ku lindi bota,
Po na ndatë si ndahet torta, një copë thelë në 7 copa.
Ngrehu moj Europë e shpresës, t’i japç besë vendit të besës,
Se na le në teh të presës, eja mjalto lulen e vesës.
Ngrehu dhe thuaj të vërtetën, t’ju themi mirë se ju gjetëm.
Sa heronj për ty dhanë jetën, gjysmën e kombit e tretëm.
Ngrehu moj Europë bujare, hiq të shkuarën mëkatare,
Ja u bë gjithë shqiptare, se pa ne s’do ishit fare.
Nga Gazeta: Koha e Jone