Në vitet e ardhshme jeta njerëzve mund të ndryshojë sërish nga një tjetër sfidë e planetit!
Në vitet e ardhshme jeta njerëzve mund të ndryshojë sërish nga një tjetër sfidë e planetit!
5 MAJ 2020
Nëse në planet temperaturat do të vijojnë të rriten si tani, gjatë 50 vjetëve të ardhshme deri në 3 miliardë njerëz mund të jetojnë në zona shumë të nxehta. Këto janë rezultatet e një studimi të bërë së fundmi publikuar në CNN. Për mijëra vjet, njerëzit kanë jetuar në temperatura thuajse ideale, pra të favorshme për kultivimin e produkteve ushqimore apo mbajtjen e bagëtive. Akademia Kombëtare e Shkencave në Amerikë, i përbërë nga një ekip ndërkombëtar i arkeologëve, shkencëtarëve të klimës dhe ekologëve thanë që nëse emetimet e gazrave serë që bllokojnë nxehtësinë vazhdojnë me ritmin aktual, deri në vitin 2070 miliarda njerëz do të jetojnë në kushte klimaterike shumë të nxehta. 1 miliardë njerëz do t’u duhet të migrojnë në rajone më të ftohta ose të përshtaten me kushtet ekstreme të nxehtësisë.
Shumica e popullsisë së botës jetojnë në zona me një temperaturë mesatare vjetore midis 11 dhe 15 gradë Celsius. Tim Kohler, një arkeolog në Universitetin e Uashingtonit tha se:
“Si arkeolog unë gjithmonë u them studentëve të mi se teknologjia, mendja jonë dhe kultura jonë na kanë mundësuar të jetojmë kudo. Kjo është e vërtetë natyrisht. Por rezulton se ekziston një zonë e veçantë klimatike në të cilën numri i njerëzve është më i madh dhe janë më produktivë ekonomikisht”.
Ngrohja mund të sjellë pasoja të rënda për prodhimet e ushqimit, burimet e ujit dhe migrim më të madh. Ndër vendet më të nxehta në tokë është rajoni Sahara në Afrikë, me temperatura mesatare vjetore mbi 29 ° C. Këto kushte ekstreme të klimës mbulojnë 0.8% të sipërfaqes së tokës.
Sidoqoftë, studiuesit thanë që zonat me nxehtësi ekstreme, pritet të përhapen në 19% të sipërfaqes së tokës, duke prekur 3.5 miliardë njerëz deri në vitin 2070. Rajonet që preken do të përfshijnë pjesë të Afrikës, Amerikës së Jugut, Indisë, Azisë Juglindore, Gadishullit Arabik dhe Australisë, rajone me popullsi në rritje.
-dritare.net