Në vitin 2005 Arben Ahmetaj është arratisur disa vite në…
25 Korrik 2022
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngritur shqetësimin se me shkarkimin e Arben Ahmetajt, zëvendëskryeministri mund të arratiset nga Shqipëria.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PD-së, Berisha i bën thirrje Ahmetajt, që edhe nëse shkon tek satelitët e porositur nga Rama, ai nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për inceneratorët.
“Me shkarkimin e Arben Ahmetajt, krimi i mundësisë së tij për t’u arratisur nga Shqipëria. Arben Ahmetaj në vitin 2005 është arratisur disa vite në Rumani ku kërkonte azil politik. Tani ai e liron nga detyra vetëm që ai të largohet. Me këtë rast, unë i them Edi Ramës se dhe në ata satelitët që po porosit, po shkoi, do bëhet përgjegjës përpara shqiptarëve në aferën e tij.
Popullin opozitar nuk mund ta trysnosh pa të dhënë ty vendi që merion si një hajdut i papërmbajtur e njëjta gjë vlen për Arben Ahmetajn. Shko ku të duash dhe prapa diellit shpëtove një herë nuk ke shpëtim më, kjo aferë për popullin opozitar është një aferë e një rëndësie për jetë a vdekje, ndaj dhe mos merr mundimin me u largue se do rëndohesh shumë, kjo vlen po kaq për Agaçin, për mashtruesin me shkrim që deklaron se autoriteti kontaktues shpalli pa shpall asgjë” – tha Berisha.
Gazeta Sot