Ne Zare (Zadar) te ARBERESHET, pas 200 vitesh.
Kisha degjuar dhe lexuar per Arbneshin e Zares. Isha me fat qe e vizitova. Ky fshat sot eshte lagje e Zadarit (shqip: Zare) te sotem. U dritherova nga emocionet kur ne nje shesh shikova (kjo eshte e vertete), qe kishte nje tabele me emrin e Mbretereshes Teuta, ashtu sic kishte emra rrugesh per Kastriotin, Gjergj Fishten, per Shime Dishpalin etj. Fola me banoret shqip (pas 200 vitesh) dhe u habita per embelsine e shqipes qe ruanin. Kujtova Aleksander Stipcevicin qe u nda nga jeta pak kohe me pare. Peng qe nuk vendosa nje tufe lule ne deren ku ai lindi (ndoshta nje here tjeter). Vetem nje porosi dhe peng kishin: “Ne nuk harrojme, Ju mos na keni harruar,asnje lidhje kulturore, artistike”. E ne ktu jem, nuk harrojme Tojet e te Pareve”.
Shenimi dhe fotot J. Brahaj.