Negociatat, dy deputetë të Bashës pritet t’i bashkohen Rithemelimit. – Detajet e thirrjes së tubimit!
13 Shkurt 2024
Në datën 20 shkurt në orën 17:30 opozita do të zhvillojë një protestë kombëtare. Ky tubim është thirrur nga grupi i Rithemelimit, të cilit i është bashkuar edhe Gazment Bardhi.
Gazetari i News24, Osman Stafa ka zbuluar disa detaje nga organizimi i kësaj proteste. Ai tha se nga nesër mund të nisin takimet në bazë të Flamur Nokës dhe Gazament Bardhit, takime që pritet të nisin nga Malësia e Madhe.
Por cilat janë arsyet për të cilat do të mbahet kjo protestë:
Në një broshurë të shpërndarë nga PD, tregohet slogani: Dili zot vetes familjes dhe Shqipërisë.
Ndërkohë që rendin edhe arsyet: Vjedhja e shekullit me sterilizimit, inceneratorët, Porti i Durrësit, vjedhje me punët publike, vjedhje me PPP, vjedhje për luks, Skandali i shekullit Rama-McGonigal, drejtësia e korruptuar, kryeministri i korruptuar akuzat e Ahmetaj, shkatërrimi i drejtësisë, arsimit, pluralizmit, fermerët, pensionistët, studentët e harruar.
Po ashtu gazetari Osman Stafa u shpreh se “është duke u diskutuar që dy deputete mbështetës të Lulzim Bashës të shkëputen dhe t’i bashkohen grupimit të rithemelimit kjo është duke u diskutuar dhe ka negociata”.