Negociatat me Greqinë, Bushati letër Presidentit Meta
14/02/2018 Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka kërkuar sot zyrtarisht nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, për të marrë plotfuqinë për të nisur negociatat me Greqinë.
Mësohet se kërkesa është bërë për nisjen e negociatave për kufirin detar Shqipëri-Greqi.
Në kërkesën e dorëzuar në Presidencë mungojnë emrat e anëtarëve që do jenë në grupin e negocimit me Greqinë.