Nën akuzë për shpërdorim detyre. – Tahiri kërkon lirimin nga qelia: Apeli më dënoi jashtë kompetencave
Nën akuzë për shpërdorim detyre. – Tahiri kërkon lirimin nga qelia: Apeli më dënoi jashtë kompetencave
21 PRILL 2022
Ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri ka dërguar ditën e sotme rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO që e dënoi me 3 vite e 4 muaj burg.
Tahiri përmes avokatit të tij ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të vendimit të GJKKO, pasi sipas tij ky vendim është marrë në kundërshtim me ligjin.
“Pezulloni vendimin, është kundër interesave të mia! Gjykata nuk ka vepruar drejt sepse më ka dënuar jashtë kompetencave të saj”, thuhet në rekursin e Tahirit.
Gazeta Shqip