Nëse do ketë analfabetë, të paditur, patjetër që probabiliteti për varfëri e krim do jetë më i madh!-

Nga Bajram Peci.

Fëmijë që nuk do shkojnë në shkollë, që do ngelen të paarsimuar, në mos analfabetë! Shkaku: zbrazja demografike e zonave të thella. Çfarë duhet bërë, a ka ndonjë zgjidhje në këto rrethana dramatike?


Unë besoj se po! Ajo do ishte: përqendrimi sipas rretheve i fëmijve në shkolla-konvikte. Është bërë edhe më parë, madje që në kohën e mbretërisë. Zogu kish krijuar internate shkollimi dhe edukimi. Edhe në kohën e komunizmit kish të tilla. Pra, me pak vullnet e dëshirë, me fondet përkatëse të miratuara në buxhet, me një kënd vështrimi dashamirës nga qeverija, kryeministri Edi Rama dhe Ministria e Arsimit, nuk do lihet kush pa shkollë.

Si është shkolla sot do jetë Shqipëria nesër! Nëse do ketë analfabetë, të paditur, patjetër që probabiliteti për varfëri e krim do jetë më i madh!

Shenimi u huazu nga FB: Bajram Peci.