Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani gjysmën e faturës. –
Nëse flisni shqip në këtë restorant në Finlandë, paguani gjysmën e faturës. –
Shqiptarët ja kanë dalë të korrin sukses kudo në botë.
I tillë është edhe rasti disa shqiptarëve, që kanë hapur një restorant në Helsinki.
Emri i restorantit është “Presto Trattoria” dhe nëse i flisni shqip personelit të këtij restorani do të paguani gjysmën e faturës.
Kjo gjë është bërë në shenjë respekti të gjuhës shqipe dhe shqiptarëve.
Restoranti në fjalë është në pronësi të pesë shqiptarëve të Kosovës, të cilët jo vetëm nuk e kanë harruar se nga janë por po e nderojnë gjuhën shqipe.
Ata promovojnë kulturën dhe kulinarinë shqiptare në Finlandën e largët.
“Ushqimi tradicional shqiptar pëlqehet shumë nga finlandezët”, shprehen ata.
Gazeta Dita