“Nëse këto masa s’do japin rezultat, rrezikojmë mbylljen?”, përgjigjet Manastirliu
“Nëse këto masa s’do japin rezultat, rrezikojmë mbylljen?”, përgjigjet Manastirliu
9 NËNTOR 2020
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se nëse shifrat do të rriten atëherë dhe masat do të shtohen, por pa iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjes “a do të mbyllemi nëse nuk funksionojnë këto masa”.
Pjesë nga intervista
Fevziu: Nëse masat s’do të japin rezultat, rrezikojmë të shkojmë në masa të tjera më të rënda dhe deri në mbyllje?
Manastirliu: Gjithmonë do të kemi një vlerësim më dinamik, dhe javor dhe ditor. Nuk mund të thuhet kjo, sepse askush s’e do mbylljen. Pasi të shohim shifrat do vendosim nëse do të ketë shtim dhe të masave. Masat që po marrim sot janë masat me intensitet mesatar. Për masa më të forta që lidhet me kapacitetet spitalore, që lidhet me koeficientin e transmetimit, që lidhet me shërbimin e qytetarëve. Koeficienti i transmetueshmërisë ishte nën 1, tani është 1.3. Ne kemi përgatirur kapacitetet për të përballuar rastet dhe shtimin e rasteve.
Fevziu: Me këto shifra ne për 20 ditë ne i ezaurojmë të gjithë shtretërit
Manastirliu: Ka një skenar që ne kemi ndërtuar për të përballuar 1600 shtrime, përfshirë dhe spitalet rajonale. Të jesh në autoambulancë është njësoj si të jesh në një mini-spital. Ka oksigjen ka shtrat. Ato ambulanca që shihni janë dhe ambulanca që i marrin të shëruarit i çojnë në shtëpi. Disa i sjellin. Ka mjekë dhe Covid-3 është i mbuluar me mjekë. Janë çuar dhe do çohen dhe atje.
Fevziu: Mjektë po ankohen sepse nuk ka reanimatorë…
Manastirliu: Janë ndër profesionet që janë ndër më të kërkuarit jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është e rëndësishme, siç janë të rëndësishëm dhe kategoritë e tjera të mjekëve. Sot kemi 10 raste në terapi intensive, dhe kemi reanimatorë për të përballuar situatën aktuale. Ne kemi dhe kapacitete financiare. Është vënë 2.5 mld lekë në dispozicion. Ne kemi 4 struktura Covidi, 550 shtretër, dhe me spitalet rajonale kemi 1600, pa rrezikuar të sëmurët me sëmundje të tjera. Nuk është çështje shtrati as finance, or burimesh mjekësore.
Gazeta Sot