17 Prill 2025

Kreu i PS, Edi Rama, në takimin elektoral në Dibër, duke ju drejtuar grave e vajzave të këtij qarku, tha se e vetmja mënyrë për të fuqizuar partinë në atë qark, është duke punuar për aktivizimin e grave në politikë.

“Nëse nuk i nxjerr gratë nga shtëpitë që t’u japësh komandën, dhe nëse këtu nuk e marrin gratë dibrane komandën, nuk fiton kurrë. Dhe sot, faktikisht, kjo pamje që ishte e paimagjinueshme 10 vjet përpara, është pamja e fitores tonë. Dhe unë, deri pa e parë këtë pamje, nuk e besoja këtë”,- tha Rama duke iu referuar një çarçafi në sallë me mbishkrimin “4 me 1 s’ka bo vaki, nga Burreli në Peshkopi”.

Edi Rama: Tani unë këtë besoj që edhe mund të realizohet. Por ajo që është e rëndësishme: 4 apo 3, me datë 11 maj, falë jush, asaj dhe grave të Dibrës në radhë të parë, Dibra do të votojë aty ku duhet dhe më 12 maj do të gdhihet rozë.

Sepse Dibra është grua, Shqipëria është grua, edhe Europa është grua. Dhe mua personalisht nuk ka asgjë që më bën më shumë krenar si Kryetar i PS-së, se sa fakti që kjo forcë mbështetjen më të madhe e ka gratë dhe vajzat në të gjithë Shqipërinë.

BalkanWeb