“Nëse Kosova e shfuqizon “Specialen”, arrestimet i kryen KFOR-i dhe EULEX-i”
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se Gjykata Speciale nuk është ligj që të shfuqizohet.
Ai ka theksuar se duhet të analizohet me vëmendje se çfarë mbetet nga Specialja, pasi Kosova mund të ketë ‘përplasje’ me përfaqësuesit ndërkombëtarë pas ngritjes së aktakuzave të para.
“Edhe nëse ligji, le të themi, e mendon dhe e koncepton mekanizmat veprues vendor për Specialen dhe çka nëse ata paralizohen. Në tjetrën anë mund të kemi një situatë të ndërlikuar kur pastaj pas ngritjes së aktakuzave nga gjykata marrin masa institucionet ndërkombëtare siç është KFOR-i apo EULEX-i, mekanizma që janë në Kosovë”, është shprehur ai.
Këto deklarata ai i bëri në një prononcim për media, pas mbledhejs së Kryesisë së Vetëvendosjes.