Nëse standardi i ngritur nga SPAK aplikohet edhe te fenomeni i “krimeve zgjedhore” ai do të ulet shumë.
18 Korrok 2024
Aranita Brahaj, Drejtore Ekzekutive e organizatës Instituti Shqiptar i Shkencës ka uruar z. Altin Dumani, kreu i SPAK, në adresimin e tij në Kuvend, duke deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme të Përgjithshme 2025, Prokuroria e Posaçme do të veprojë në përputhje me një strategji kundër Krimit Eletoral.
Nëse standardi i ngritur nga SPAK në lidhje me disa hetime penale në kohë reale të kohëve të fundit, do të aplikohet gjatë Zgjedhjeve ndaj atyre që blejnë fletët e votimit me para apo pushtet, gjasat janë që fenomeni i “krimeve zgjedhore” të ulet shumë”, tha Brahaj.
“Personalisht mbështes një SPAK që është aktiv gjatë Zgjedhjeve për të garantuar integritetin e procesit”.