“Nëse vdesim ndoshta mund të luajmë”, vizatimet prekëse të fëmijëve sirianë

“Nëse vdesim ndoshta mund të luajmë” Është një ndjenjë që vërehet shpesh tek shumë fëmijë që vuajnë  luftën në Siri, thotë për BBC doktor Mohammad Khalid Hamza.

Ekipi i mjekëve dhe psikologëve të Shoqatës Mjekësore amerikano-siriane, kanë punuar me fëmijët e prekur nga ky konflikt që zgjat tashmë prej 7 vjetësh, shkruan Dita.

Kjo dhe organizata të tjera të ndihmave humanitare kanë përmbledhur vizatimet e bëra nga fëmijët deri 14 vjeç që tregojnë se si ata e shohin luftën.

Shkrimet në këtë vizatim: “Forcat ajrore të Asad”, “ambulanca”, “Fëmijët e Khan Sheikhoun” dhe “gjak fëmijësh”.

Fjalët e shkruara mbi lot janë: “E bukura Siri”

Ky vizatim tregon në sulm ajror me raketa që godasin një ndërtesë. Teksti i ushtarit: Kjo është ushtria jonë e rezistencës “komb, nder dhe besnikëri”.

Kjo është Siria. Doktor Hamza, neuropsikolog thotë se fëmijët që ka njohur kanë humbur shpresën.

Më shumë se gjysma e popullsisë së Sirisë është shpërngulur për shkak të luftës. Deri tani 5.6 milionë sirianë, të larguar.

“Atdheu im”. Më shumë se 118.000 sirianë janë ndaluar apo zhdukur që prej 2011-ës, pjesa më e madhe nga forcat qeveritare sipas rrjetit sirian të të drejtave të njeriut.

Legjenda sipër (nga e majat në të djathtë thotë: Vëllezërit Safa, Zahra, Fatima Osama, Joud. Legjenda poshtë “Babai im në 2010, Babai im në 2011, babai im në 2014”.

Myassar 14 vjeç. “Kam vizatuar veten dhe motrën ime duke qarë kur babai na braktisi para dy vjetësh. Nuk dimë asgjë për të. Ky është kujtimi im më i trishtë”

Ky vizatim duket se tregon një shesh në Homs, qyteti i tretë më i madh i Sirisë që është konsideruar dikur kryeqyteti i revolucionit kundër presidentit Bashar Al Asad.  Qyteti është shkatërruar para tre vjetësh pas një përballjeje të ashpër mes qeverisë dhe forcave rebele.

o.j/dita