Nesër afati i fundit për ti dorëzuar në KQZ, Klevis Balliu zbulon ‘surprizat’ nga lista e demokratëve: Asnjë nga kandidaturat e PD nuk është …

7 MARS 2021

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu i ftuar në rubrikën ”Opinion”  ka folur për listat e kandidatëve për zgjedhje ndërkohë që ka mbetur edhe 1 ditë nga afati i dorëzimit në KQZ.

Balliu thotë se asnjë nga partitë nuk ka listën gati, por duke pasur parasysh emrat e dala deri më tani thekson se nga PD asnjë nuk është i akuzuar për korrupsion duke përmendur konkretisht Edi Palokën, Flamur Nokën, Jorida Tabakun apo Tomor Alizotin.

Nga ana tjetër ai akuzon se këto figura po përballen me të korruptuarit e PS si Ilir Beqja, Ahmetaj apo Spiropali.
Balliu gjithashtu kritikoi faktin që Najada Çomo, në mesin e pandemisë pranoi të kandidojë për deputete të PS.

”Nuk ka asnjë diskutim më për aferat korruptive, në shoqërinë shqiptare. Për sa i përket dështimit në shëdnetësi,kërkoi t’i shiste shqiptarëve si sukses Komitetin Teknik, anëtarë që janë ose familjarë të Ramës apo ministrave, ish-kunatës së tij apo kunatës së Bledi Cuçit. Apo emërimi deputete e Najada çomos. Në kulmin e pandemisë ajo vendos mos merret me pandeminë, dhe kjo tregon sa përzemër e ka pasur situatën, ajo largohet dhe bëhet deputete se për çdo socialist apo rilindas partia është ajo që ka rëndësi e jo shëndetësia. Partia është ajo që ka rëndësi, dhe jo siguria,shëndetësia. Pra që të dalë mirë partia. Një fakt tronditës është arsyet mediokre për të larguar doktorë të rëndësishëm, mjekë të rëndësishëm thjesht se vetëm thonë të vërtetën.
Asnjë nuk e ka listën gati nga partitë. Besoj se ato kanë afatet e tyre. Në momentin e tyre do bëhet publike. Mund të marrim parasysh. Emrat e dalë nga opozita dhe mazhoranca. Pavarësisht se dikush mund të ketë pëlqime të veta personale, apo jo, diçka s’mund t’ua mohosh. Asnjë nga kandidaturat e PD nuk janë akuzuar për korrupsion. Ju përmend Flamur Nokën, ka 30 vite aktiv s’ka akuzë. Edi Paloka, Jorida Tabaku, TOmor Alizotin. Për çdo koordinator apo kryetar qarku të shpallur nga PD. Ky është fakt i pamohueshëm. Me çfarë përballen? Në Shkodër Helidon Bushati përballë Ilir Beqjas që vendin e parë ia merr Ahmetaj, por në ato ujëra është. Spiropali, që e thërrasin Miss Dogana në kooridoret e kryeministrisë. Ministre pa porotfol, por shpenzime të majme.
Pra një lsitë me të korruptuar ,dhe të pakorruptuar. Premtimi i Bashës ky ka qenë, që do krijojë një qeveri anti-korrupsion. Ky është thelbi. Pa korrupsion do ketë më shumë para për investime, qytetarët, mësuesit.
Në këtë kontekst nuk ka realisht një garë politike. Këta Beqaj, Ahmetaj, sidomos Edi Rama luajnë për kokat e tyre. Ata e dinë fare mirë. Nëse s’kanë imunitet, futen në burg.”- tha Balliu.

Gazeta Sot