Nesër mbledhje jashtë rradhe nga Komiteti i Ekspertëve, priten masa të reja. Vendi ndoshta sërish në karantinë?
Nesër mbledhje jashtë rradhe nga Komiteti i Ekspertëve, priten masa të reja. Vendi ndoshta sërish në karantinë?
28 SHKURT 2021
Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet sërish ditën e nesërme për të shqyrtuar masat për parandalimin e pandemisë Covid-19.
Ishin dhe vetë anëtarë të Komunitetit që një ditë pas mbledhjes thanë se situata nga pandemia, në vendin tonë është kritike dhe se ditën e hënë do të vendosen masa të tjera kufizuese.
Nuk dihet se çfarë masash do të vendosen ditën e nesërme ndërkohë që gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë u regjistruan 952 raste të reja dhe 21 viktima.
Që prej fillimit të pandemisë deri më tani në Shqipëri janë infektuar 107,167 persona ndërkohë që kanë humbur jetën 1,796 të tjerë.
Ndërsa siç raportuam edhe më herët, gjatë 28 ditëve të muajit shkurt, janë regjistruar 29040 infektime të reja dhe plot 406 viktima.
Mjekë dhe specialistë në vend kanë kërkuar ditët e fundit shtim të masave pasi sipas tyre, situata po del jashtë kontrollit.
Gazeta Sot