Nesër ndryshon ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

29/03/2014

Ditën e nesërme, akrepat e orës duhet t’i çojmë 60 minuta para. Ndërrimi do të bëhet në orën 02:00 të mëngjesit dhe ora do të shkojë 03:00. Kështu duke filluar nga nesër, të gjithë do të flemë një orë më pak dhe do të zgjohemi më herët për të filluar aktivitetin e përditshëm.

Ky ndryshim ore do t’i japë fund periudhës së orës diellore që zgjat për 5 muajt e dimrit. Qëllimi i ndryshimit të orës është të përfituarit sa më shumë nga energjia diellore dhe reduktim i konsumimit të energjisë elektrike. Ndryshimi i orës do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit Tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë më pas.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/