New York, 25 vjeçarja zbulon se ka gjak blu, por jo për tituj fisnikë.-

Një vajzë 25-vjeçare nga New York u shtrua në Spitalin Miriam, me disa simptoma, duke përfshirë dobësinë, gulçimin dhe ngjyrën e saj të pazakontë.

Mjekët më pas vazhduan të bënin teste për të zbuluar se gjaku në venat e saj nuk ishte më i kuq… por blu.

Mjekët u çuditën, pastaj e kuptuan shkakun e simptomës së pazakontë – vajza e re kishte pasur një reagim negativ ndaj një ilaç me bazë benzokainë për të trajtuar dhimbjen e dhëmbëve.

25-vjeçarja kishte dy ditë që po merrte ilaçe nga dentisti i saj.

Rasti i vajzës është shumë i rrallë, një nga ato raste që lexohen vetëm në librat mjekësorë. Për këtë arsye, vetë pacientja përfundoi në faqet e para të revistave mjekësore dhe gazetës ‘New England Journal of Medicine’.

Mjekët, pasi e vizituan, e diagnostikuan atë me methemoglobinemi, një çrregullim i shoqëruar me ndryshimin e formës së hekurit në gjak që nuk është më i lidhur me oksigjenin.

Për të kthyer gjakun në ngjyrën e tij të kuqe, te vajza u injektua një ilaç që lejonte oksigjenin të kthehej në nivele normale.

New York, 25 vjeçarja zbulon se ka gjak blu

o.j/dita