New York në alarm/ Guvernatori thirrje spitaleve: Filloni rekrutimin e mjekëve  e infermierëve në pension

30 NËNTOR 2020

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, i bëri sot thirrje çdo spitali në vend që të fillojnë rekrutimin e mjekëve dhe infermierëve në pension, para se spitalet të mbingarkohen, ndërsa  shtrimet janë rritur nga 850 në qershor në 3,552 tani dhe infeksionet e reja nga festa e Falënderimeve nuk kanë shpërthyer ende.

Një mbyllje e plotë, ajo që Cuomo e quan New York Pause, do të ndodhë nëse sistemi spitalor mbingarkohet, tha ai.

Në kulmin e pandemisë në New York, kishte më shumë se 18,000 njerëz të shtruar në spital.

Numri i shtrimeve në spital sot, është i njëjtë me atë të 23 marsit, por Cuomo tha se spitalet janë më të pajisura për të trajtuar krizën tani.

Të dielën, 54 njerëz vdiqën në të gjithë shtetin e New York-ut.

Gazeta Shqip