“Nga 240 nxënës, 100 nuk dinë të shkruajnë”, drejtori i gjimnazit ngre alarmin: Duhet të punohet në arsimin fillor
“Nga 240 nxënës, 100 nuk dinë të shkruajnë”, drejtori i gjimnazit ngre alarmin: Duhet të punohet në arsimin fillor
15 DHJETOR 2021
– Drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Skënder Luarasi”, në Suharekë, Hamdi Bytyqi, ka thënë se duhet të bëhet më shumë në arsimin fillor.
Drejtori është shprehur kështu sepse sipas tij shumë gjimnazist nuk dinë shkrim, lexim, matematikë dhe janë duhanpirës gjithashtu.
“Të bëhemi të sinqertë, mos të më keqkuptojnë mësimdhënësit e shkollave fillore, por në shkollën time unë e kam bërë një analizë, nga 240 nxënës që kam pranuar në shkollë, në testet që kam bërë dalin 100 që nuk dinë shkrim- lexim, matematikë, dhe janë duhanpirës. Këto shifra janë shqetësuese”, ka pohuar ai.
“Duhet të punohet në arsimin bazik, shumë prej tyre nuk dinë shkrim lexim të mirëfilltë, bëjnë shumë gabime”, ka theksuar ai.
Duket se arsimit fillor nevojitet ti kushtohet më shumë kohë dhe vëmendje në Kosovë për të mos pasur të tilla deklarata nga mësuesit më vonë.
Gazeta Shqip