Nga Arkitektura e nje banese te fortifikuar ne Malesine e Pukes.
Nga Arkitektura e nje banese te fortifikuar ne Malesine e Pukes.
Shenim nga Jaho Brahaj.
Ne malesite e Veriut si rezultat qe ne shekuj mungonte forca e nje qeverie te organuzuar nga nje shtet, sepse perandorine pushtuese asnjehere nuk e njohen, vete banreve ju binte detyra dhe barra per tu mbrojtur. Per kete arsye shfrytezuan dhe zhvilluan traditen e hershme te fortifikimit te banesave dhe te vendbanimeve. Nje shembulli i zhvillimit te arkitektures me elemente lokal kemi te ruajtur ne fshatin Kokdode Puke: Banesen me karakoll.
Nje foto na njeh edhe me nje tjeter banese te tille qe ruhej deri ne vitet e Mbreterise Shqiptare ne fshatin Dardhe, ne lagjen Plashtog (Pjashtog).
Banesa ishte prane Vaut te Dardhes, ne nje va qe ishte i sigurte per te gjithe udhetaret. E vecnta e ketij vau-udhe kalimi ishte se ky fshat njihet ne shekujt e fundit qe ishte edhe strehe e levizjeve patriotike dhe urelidhese per Kosoven me malesite. Kulla e fotos si rrenoje ka ekzistuar deri ne vitet ’70 te shekullit te kaluar, kur u mbulua nga ujrat e Liqenit te Fierzes.
Eshte nje objekt qe duhet studiuar per vlera arkitektonike te vecanta me karakteristika lokale te baneses fshatare te fortifikuar ne Malesite tona.
Foto eshte e viteve ’30 te shek. te kaluar.