Nga Covid 19 po preken njerëzit e shëruar, studimi tronditës atëherë kur nuk pritet
Nga Covid 19 po preken njerëzit e shëruar, studimi tronditës atëherë kur nuk pritet
14 Prill 2020
Virusi ka pësuar mutacion. Tani ekzistojnë të paktën dy tipe të njohura, Covid 19 origjinali që shpërtheu në Kinë dhe ai që po qarkullon në Europë dhe Amerikë, që është fryt i një mutacioni.
Disa analiza të fundit tregojnë disa ndryshime të rëndësishme prej të cilave kuptojmë pse ky virus është bërë kaq ngjitës në Europë, thuhet në shkrimin e botuar në “La Repubblica”.
Faji qëndron te një enzimë
Studiuesit nga Universiteti i Maryland (pionieri i hulumtimit të SIDA-s Robert Gallo dhe italiani Davide Zella) së bashku me një ekip nga Kampusi Biomjekësor dhe Zona e Parkut të Shkencave në Trieste, duke vrojtuar përbërjen ARN-së së virusit, zbuluan variante që potencialisht do ta bënin atë më ngjitës. “Faji” sipas tyre qëndron te një enzimë e domosdoshme për përsëritjen e virusit të quajtur polimerazë ARN.
Më 9 shkurt mutacioni i parë
Janë analizuar 220 gjene të viruseve në mesin e mijëra sekuencave dhe të botuara në internet nga shkencëtarë nga e gjithë bota, por studiuesit italianë dhe amerikanë e kanë përqendruar vëmendjen në mutacionin e enzimës polimerazë. “Në bazën e të dhënave tona – shfaqja e parë e këtij mutacioni është më 9 shkurt në Britaninë e Madhe, kur është regjistruar nga OBSH një rritje dramatike me pacientë të infektuar në Evropë”.
ARN kopje e paqëndrueshme, përveç origjinalit
Ky ndryshim në gjen, përveçëse e bën potencialisht më ngjitës Covid 19, e bën atë edhe më të paqëndrueshëm: materiali gjenetik i virusit është objekti i ndryshimit. Në fakt, koronaviruset nuk posedojnë ADN, por një molekulë të ngjashme, ARN. Po çfarë ndodh? Në praktikë, sa herë që gjeni i një organizmi përsëritet, “gabimet e transkriptimit” ndodhin si në rastin e përhapjes evropiane dhe amerikane të coronavirusit (njëra është derivati i tjetrit: ngjitja në SHBA vjen kryesisht nga Europa). Për shkak të mutacionit të 9 shkurtit, virusi po përhap kopjet që janë pak më ndryshe nga origjinali.
“Shkalla e mutacionit të viruseve të ARN-së është shumë e lartë: kjo i shërben virusit për tu përshtatur, duke moduluar virulencën e tij”, shkruajnë shkencëtarët. Ndersa virusi qarkullon në një numër kaq të madh individësh, siç po ndodh sot, shanset e mutacionit vetëm rriten më tej.
Rreziqet
Nëse Covid-19 vazhdon të ndryshojë edhe pak tiparet e tij, ekziston rreziku i që ai të bëhet i panjohshëm për kujtesën e sistemit imunitar te njerëzit që janë shëruar ose vaksinuar, pra mund të preken sërish nga COVID 19, duke i bërë kështu vaksinat dhe terapitë të padobishme. Shumë nga antiviralët që përdoren sot në spitale përpiqen të neutralizojnë enzimën e polimerazës.
“Rezultati ynë na ndihmon të kuptojmë më mirë sjelljen e virusit” shpjegon Massimo Ciccozzi, epidemiolog molekular i Kampusit Biomjekësor dhe drejtor i njësisë së statistikave mjekësore. “Duke parë përpara, do të na ndihmojë të zhvillojmë një vaksinë specifike dhe të kuptojmë se cilat janë terapitë më të përshtatshme”.
©Copyright Gazeta SHQIP