Nga Dinastite e Europes: – Plantagenetët
Nga Dinastite e Europes: – Plantagenetët
Në përfundimin e paqartë mes Plantagenetëve dhe Tudorëve, Plantagenetët fituan për arsye se pjesa më e madhe e zhvillimit të kulturës angleze si dhe të sistemit politik (që mbetet edhe sot e kësaj dite) e pati startin pikërisht në kohën esundimit të tyre. Në kohën e Tudorëve, u krijua Kisha Anglikane dhe disa thonë se në kohën e tyre ka patur edhe një epokë të artë, por rëndësia e linjës së Plantagenetëve është shumë më e madhe (dhe veç të tjerashg, nuk duhet harruar se edhe Henri i VIII ishte një pasardhës direkt nga nëna i familjes së Plantagenetëve). Shtëpia e Plantagenetëve ishte një Shtëpi Mbretërore e themeluar nga Henry II i Anglisë, djali i Geoffrey V i Anjousë. Mbretërit Plantagenetë sunduan fillimisht Mbretërinë e Anglisë në shekullin 12. Në total, pesëmbëdhjetë monarkë Plantagenetë, duke përfshirë ata që u përkisnin degës së kadetëve sunduan Anglinë në periudhën mes viteve 1154 dhe 1485. Një kulturë dhe art i spikatur anglez lindi dhe u zhvillua gjatë erës së Plantagenetëve, inkurajuar edhe nga disa prej monarkëve të cilët ishin përkrahësit e mëdhenj të “babait të poezisë angleze”, Geoffrey Chaucer. Stili i arkuitekturës gotike ishte shumë popullor gjatë asaj kohe, me ndërtesa të tilla si Westminster Abbey dhe York Minster që u rimodeluan pikërisht sipas atij stili. Pati gjithashtu edhe zhvillime me një rëndësi jetëgjatë në sektorin social, si përshembull firmosja e Magna Cartas nga ana e Johnit I të Anglisë. Kjo pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zhvillimin e nluigjeve të zakonshëm dhe ligjeve kushtetues. Institucionet politikë, si Parlamenti i Anglisë dhe Parlamenti Model e kanë origjinën pikërisht në periudhën e Plantagenetëve, ashtu si edhe shumë institucione arsimorë, përfshirë Universitetet e Kembrixhit dhe Oksfordit.