23 Tetor 2024

Gjuhadoli ndodhet në qendër të qytetit të Shkodrës një ndër lagjet më të gjalla të qytetit, ku shumica e banesave private tashmë janë kthyer në biznese si, hotele, bare, dyqane, për t’i shërbyer turizmit dhe jetës së natës. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër solli në rrjetet sociale detaje se si lindi kjo lagje karakteristike.

Sipas studiuesit Willy Kamsi, mikrotoponimi vjen prej Gluho dol ─ përrua i shurdhët.

Emri del për herë të parë në dokumentet e shkruara në vitin 1371 në disa trajta si Gluchidol, më 1446 Glucodol, Cluchidol.

Nga fushë pjellore në lagje turistike të Shkodrës, detaje

Sipas të dhënave historike të Gjush Sheldisë, kjo zonë përmendet si një fushë pjellore. Më 1610 Regesti i Venedikut shkruan se kur kërkohej për t’u dhënë meshë në Rrëmaj, përshkohej fusha pjellore e Gjuhadolit (“Passava per la fertile compagna di Glucadoli”).

Nga fushë pjellore në lagje turistike të Shkodrës, detaje

Me kalimin e viteve, duket se nga fushë pjellore, Gjuhadoli kthehet në një lagje të qytetit të Shkodrës duke u ndërtuar shtëpitë e para në fillim të shek.XIX

Sipas Sheldisë mësojmë se, në mesin e shek. XIX Gjuhadoli merr formën e një lagjeje, madje duke u shënuar ndër të rejat e qytetit, përveç atyre që ndodheshin rreth kalasë.

Nga fushë pjellore në lagje turistike të Shkodrës, detaje

Me zhvendosjen e qytetit në këtë periudhë, më në fushë, aty ku ndodhet dhe sot, Gjuhadoli pak nga pak pas viteve `20 u kthye në lagje të rëndësishme, ku dyqanet e saj konkurronin me pazarin e qytetit.