
Nga i nxehti afrikan në stuhi të frikshme, ‘çmendet’ moti në qytetin shqiptar, rrëzohen pemë e përmbyten rrugët
27 KORRIK 2022
Prej më shumë se 10 ditësh Shqipëria po ‘digjet’ nga i nxehti afrikan, ndërkohë në Kosovë shiu po përmbyt rrugët.
Siç shihet dhe në foto e bërë publike stuhia e erës ka rrëzuar pemët në rrugë në qytetin e Vitisë,. Ndërkohë që rrugët janë përmbytur nga reshjet e shiut.
Ndërkohë që e njëjta situatë paraqitet edhe në qytetin e Kaçanikut.
Sa i përket Shqipërisë sinoptikanët kanë paralajmëruar reshje shiu gjatë ditës së enjte si dhe një ulje të lehtë të temperaturave.