“Nga inceneratori, lidhje me mafian italiane apo shembja e Teatrit”, Xama rendit kallëzimet ndaj Veliajt
10 Dhjetor 2024
Gazetarja Ola Xama bëri në një emision televiziv, një paradë të kallëzimeve që janë bërë nga kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ato nisin nga kallëzimi për inceneratorin inekzistent të Tiranës, të kompania 5D, lejet e ndërtimit për mafian apo shembja e Teatrit Kombëtar.
Ka edhe një kallëzim që ka bërë Nisma Thurje për përgjimet e Ndragetës ku kanë folur për pastruar paratë me vlerën 180 milionë euro dhe janë dhënë 3 leje ndërtimi në Tiranë ku është përfshirë edhe Veliaj.
“Erion Veliaj si kryetar i Bashkisë së Tiranës është disa herë i kallëzuar për inceneratorin e Tiranës. Është kallëzuar nga Belind Këlliçi për kompaninë “5D Contruksion” e drejtorëve të bashkisë që merrte tenderat nga vetë bashkia. Edhe Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë të hetohet Veliaj. Kemi çështjen e Rindërtimit për prishjen e pallateve të vjetra për të favorizuar kompanitë e lidhura me ta si dhe ngritja e kompanitë publike “Tirana DC” që deri sot vetëm ka prishur 2.3 milionë euro.
Kallëzim ka patur edhe nga Aleanca për Teatrin për shembjen e Teatrit Kombëtar në vitin 2020.
Ka qenë edhe një hetim për Sheshin “Skënderbej” ku përfituesi i kontratës ka qenë kompania “Fusha”, ku nënkryetarit të bashkisë iu sponsorizua edhe udhëtimi dhe fjetja në Spanjë.
Ka qenë edhe kallëzimi për mbjelljen e pemëve anash autostradës Tiranë-Durrës, kur një pishë bëri 5500 euro, një kontratë 2.6 milionë euro që fitoi sërish kompania “Fusha”- tha Xama.
Gazeta Sot