Nga krahasimi me ‘delet’ te ‘bedelë’, ‘llazore’, ‘këlyshë’ dhe ‘të pafe’/ Të gjitha fyerjet e Ramës për opozitën në 47 minuta fjalim në Kuvend!
9 Nentor 2022
Kryeministri Edi Rama u përfshi në një debat të ashpër në Kuvend, ku lëshoi një ‘lumë’ sharjesh ndaj deputetëve të opozitës.
Nga foltorja e Kuvendit ku foli për marrëveshjen për Portin e ri të Durrësit, Kreu i Qeverisë për 47 minuta bëri një seri etiketimesh dhe fyerjesh për deputetët e opozitës. Rama përdori të paktën në 21 raste fjalën “bedelë”, teksa i drejtua kundërshtarëve të tij politikë, duke shënuar kështu një ‘rekord’ fyerjesh.
Ndër të tjera Rama iu drejtua deputetëve të opozitës me termat; “të pafe” dhe “pa atdhe”. Madje kryeministri ka shkuar deri aty sa i krahasoi deputetët si kafshë, ku tha se; “Mblidheshit si dele dhe blegërinit” apo “S’dilni dot nga psikoza e bishtit”. BalkanWeb sjell më poshtë disa prej fyerjeve që Rama drejtoi ndaj deputetëve të opozitës:
“Bedelë”, (21 herë)
“Pusho”, (10 herë)
“Gjel deti Peqini’, (8 herë)
“Pa atdhe”, (6 herë)
“Pa din e iman”, (6 herë)
“Të pafe”, (6 herë)
“Të shitur”, (5 herë)
“Të pafytyrë”, (4 herë)
“Po të kishit fytyrë”, (3 herë)
“Si s’ju vjen turp”, (2 herë)
“Ju kanë tërhequr prej hundësh”, (2 herë)
“Je aksident”, (2 herë)
“S’jeni asgjë tjetër, veçse një zgjatim, bisht i asaj krijesës non-grata”, (2 herë)
“Bartësit e mallkimit që nga 1912”, 2 herë
“Jeni të mallkuar” ( 3 herë)
“Ju jeni ca të mbaruar”, (1 herë)
“Nuk kuptoni pse jeni këtu”, (1 herë)
“Mblidheshit si dele dhe blegërinit”, (1 herë)
“Gojën e keni të shkëputur nga truri”, (1 herë)
“Kastravecë do dilni nga kjo histori”, (1 herë)
“Llazore”, (1 herë)
“Mjerë Shqipëria për ty dhe ata si ti”, (1 herë)
“Zbardhët dhembët”, (1 herë)
“Bëni gërr-gërr”, (1 herë)
“Ju kanë rrahur si këlyshë”, (1 herë)
“Ju keni dalë duarsh prindërve”, (1 herë)
“Jeni turpi i tyre çdo ditë që hapni gojën”, (1 herë)
“S’lini dy gurë bashkë”, (1 herë)
“Ju kanë futur një dru që s’e merrni veten më”, (1 herë)
“S’dilni dot nga psikoza e bishtit”, (1 herë)
“Gjykata, sportel për të rritur pazarin”, (1 herë)
“Kryebedel”, (1 herë)
“Je si miza në të ndenjurat e kalit”, (1 herë)
“Qëndroje nën të ndenjurat e kalit dhe bëjë rolin e shqiponjës”, (1 herë)
“Mos ngatërro jashtëdaljet e organizmit”, (1 herë)
“Foltore politike e katundit mizerabël”, (1 herë)
“Katundarët më mizerabël mes nesh”, (1 herë)
“S’keni flamur”, (1 herë)
“S’keni histori”, (1 herë)
“S’keni dinjitet”, (1 herë)
Nga Gazeta Shqiptare