Nga Macron, Scholz e Maloni tek kryeministri kritik ndaj BE, kush janë liderët evropianë që “zbarkojnë” sot në Tiranë
6 Dhjetor 2022
Ditën e sotme zhvillohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Tiranë ku pritet të marrin pjesë liderët e vendeve evropiane.
Në Samit do të jenë Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen, Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, por edhe Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, një kritik i politikave të BE-së.
Ndërkohë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç i ka thënë ‘Jo’ Samitit, ndërsa kryeministrja serbe, ka pasur një qëndrim ndryshe nga presidenti duke thënë se ai duhet t’i bashkohet këtij Samiti.
Në të njëjtën ditë me Samitin do të zhvillohet edhe protesta e thirrur nga opozita. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në deklaratat e tij për mediat ka thënë se protesta do të jetë një mesazh për BE.
Liderët e BE-së që pritet të vijnë në Tiranë:
1-Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
2-Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
3-Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
4-Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
5-Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
6-Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
7-Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
8-Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
9-Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
10-Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
11-Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
12-Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
13-Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
14-Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
15-Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
16-Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
17-Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
18-Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
19-Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
20-Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
21-Kryeministri i Maltës, Robert Abel
22-Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
23-Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
24-Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
25-Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
26-Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
27-Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
28-Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
29-Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
Gazeta Panorama