Nga ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor dhe mediat te arrestimet e viteve të fundit. – Zbardhet raporti i KE për Shqipërinë
24 Korrik 2024
Komisioni Europian publikon sot raportin e tij për sundimin e ligjit për Shqipërinë.
Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.
“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.
Mes gjetjeve sa i përket zbatimit dhe funksionimit nga ana institucionale të reformës në drejtësi, raporti thotë se ka mangësi në emërimet e anëtarëve jo magjistratë të KLGJ dhe KLP.
Në krye të raportit theksohet tentativa dhe ndërhyrjet mbi sistemin gjyqësor nga zyrtarët publik dhe politikanët, ndërsa inkurajon SPAK-un për rezultatet e arritura.
“Numri i personave të hetuar, të ndjekur penalisht dhe të dënuar për vepra korrupsioni është rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërsa një ligj i fundit për amnisti ngre shqetësime. Në përgjithësi, korrupsioni është i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë edhe gjatë fushatave elektorale.” -shkruhet në raport.
Sa i takon medias, Komisioni Europian shkruan se ekzistojnë shqetësime më pavarësinë e transmetuesit publik, ku thuhet kështu:
“Rregullimi i kufizuar për transparencën e pronësisë së medias dhe përqendrimi i lartë ndikojnë negativisht në pavarësinë e medias. Ekzistojnë shqetësime në lidhje me pavarësinë e transmetuesit publik.”
Në përfundim të raportit flitet për vendimet e Gjykatës Kushtetuese në ruajtjen e balancës mes institucioneve, por e quan dështim moszbatimin e vendimeve të saj nga Parlamenti
Gazeta Sot