
Nga nesër ndryshon moti, si do nisë e premtja
Nga nesër ndryshon moti, si do nisë e premtja
12 NËNTOR 2020
Ditën e premte parashikohet që në të gjithë vendin do të ketë një ndryshim të lehtë të kushteve meteorologjike.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e nesërme do të nisë me mot me kthjellime dhe gradualisht në veriperëndim e bregdet do të shfaqen vranësirat shtresore. Përkohësisht në formë të izoluar në këto zona do ketë shi të dobët.
Era juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, duke u shoqëruar me valëzim të forcës 2.
Ndërkohë emperaturat parashikohen në:
Zonat malore 2°C deri në 13°C
Zonat e ulëta 4°C deri në 22°C
Zonat bregdetare 7°C deri në 21°C
Gazeta Shqip