Nga nesër shqiptarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen
31 Dhjetor 2023
Qytetarët e Kosovës, nga 1 janari i vitit 2024, do të mund të udhëtojnë pa viza në 27 shtete të zonës Schengen. Ky regjim, megjithatë, bart disa rregulla që duhet të ndiqen – në të kundërtën pason gjoba ose ndalesa e hyrjes.
Me heqjen e vizave, qytetarët mund të qëndrojnë deri në 90 dië Brenda 6 muajsh në zonën Shengen.
Udhëtimi pa viza duhet të shërbëjë për vizita turistike, cështje familjare, takime biznesi, programe studimesh ose të ngjashme.
Me vetë duhet të keni adresën e akomodimit, biletën e kthimit dhe dëshmi të mjeteve të mjaftueshme financiare, sigurimi shëndetësor rekomandohet por nuk është i obligueshëm.
Cfarë nuk lejon liberalizimi i vizave?
Udhëtimi pa viza nuk iu mundëson të punoni. Nëse mendoni të aplikoni, duhet të aplikoni për vizë pune në zyrën konsullore të shtetit përkatës. Qëndrimi pa viza nuk u ofron të drejtën për të kërkuar azil në asnjërin vend të zonës Shengen.
Abuzimet mund të cojnë në gjoba financiare dhe të rezultojnë me dëbim ose ndalim të hyrjes në zonënShengen deri në 5 vjet.