Nga oficer ushtrie, rektor universiteti. Studentët, ja si na rrjep ekonomikisht pedagogu, pse 99% ngelen në provimin e parë, shitja e librave pa çmim, pa ISBN, dhe me…
Nga oficer ushtrie, rektor universiteti. Studentët, ja si na rrjep ekonomikisht pedagogu, pse 99% ngelen në provimin e parë, shitja e librave pa çmim, pa ISBN, dhe me…
Nga oficer ushtrie, rektor universiteti. Studentët, ja si na rrjep ekonomikisht pedagogu, pse 99% ngelen në provimin e parë, shitja e librave pa çmim, pa ISBN, dhe me firmën e pedagogut që vitin tjetër studentët të blejnë libra të rinj. Ja faksimilet
Ermal Xhelilaj, nga student për oficer, bëhet rektor universiteti dhe shet librat e kopjuar
Denoncimi nga studenti i Universitetit “Ismail Qemali” i Vlorës: Ja si i rrjep ekonomikisht pedagogu studentët
Në redaksinë e gazetës “Telegraf” ka mbërritur mbrëmë në orët e vona një denoncim konkret nga një student i Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë. Studenti F. Lamaj sjell fakte konkrete, se si Ermal Xhelilaj, një student që dështoi të diplomohej, arrin që të bëjë karrierë politike, duke u emëruar drejtor i Drejtorisë Arsimore të Qarkut, e më vonë, bën edhe karrierë akademike, si dekan dhe rektor i Universitetit të Vlorës. Por, meqë është i paaftë, kopjon librat nga anglishtja dhe detyron studentët, t’i blejnë librat e tij, të cilat nuk kanë të shënuar asnjë shtëpi botuese, nuk kanë asnjë vulë tatimore. Studenti, shpjegon edhe mekanizmin, sesi pedagogët i lënë qëllimisht studentët në provime, në mënyrë që të ripërsëritin provimin, për të marrë tarifa.
Ja denoncimi konkret
Jam një student i universitetit të Vlorës “Ismail Qemali”. Dua të vë në dukje faktin, që jam një student i inxhinierisë navale, aktualisht në master, por në vit të 3-të në semestër të parë u shkelëm me këmbë, u thyem në dinjitet dhe në moral, si studentë nga pedagogu Ermal Xhelilaj, që jep të ‘Drejtën e detit’. Ky pedagog ka përkthyer ca leksione nga anglishtja dhe i ka bërë libër dhe i shet sa të dojë ai, libra pa pullë, të pa licencuar dhe pa shtëpi botuese, përveç kësaj hodhi firmën në librat tanë, që ata që vijnë nga viti i 2-të në vit të 3-të të blejnë libër, mos ta kenë me firmë, por me që kjo s’i mjaftoi, ai bëri provimin tjetër për tjetër, na vlerësoi me nga 1 % deri në 7 %, me qëllim që të na ngelte, ose të na merrte lekë dhe me logjikën e thjeshtë, po të na ngelte, na vononte përfundimin e Baçelorit me 6 muaj dhe na mori lekë nga 200 mijë lekë. Ishim 16 studentë që vinim rregullisht, nga 9 veta mori nga 200 mijë lekë, por përveç faktit në letër prezencë ishim 22 veta. Me pak fjalë, ky pedagog 6 veta i vlerësoi me pikë, pa u futur në provim, por përveç kësaj, ka studentë që me 1 % në provim të parë kanë marrë 6 si notë, në përfundim. Por kjo s’mjafton dhe bëra një skanim për jetën e tij.
“Karriera” politike dhe akademike e Ermal Xhelilaj
Nga oficer, e lë për gjysmë dhe përfundon drejtor i Drejtorisë Arsimore Vlorë, nga andej bëhet dekan në Universitetin e Vlorës, më vonë rektor dhe sot që flasim është pedagog që jep të ‘Drejtën e detit’, me pak fjalë, një oficer detar, që nuk mbyll shërbimin 8 vjeçar, ikën nga shërbimi ushtarak dhe vjen e jep mësim, shet libra e merr lekë nga studentët dhe prek dinjitetin e studentit. Ky është Ermal Xhelilaj, një dezertor shteti, një tradhtar i korruptuar që jep mësim në universitet. Ju lutem përcillja këtë ministres së Arsimit, sepse ministrja s’më përgjigjet në e-mail. 2 libra nga 10 mijë lekë të vjetra 20 mijë lekë, po kjo ndodh të tek studentët dhe s’është se është libër fotokopjo bardhë e zi ,është me një kapak me ngjyra, pa pulla, si libër i pa licencuar dhe pa shtëpi botuese. Për të marrë notën 5 duhen minimalisht 41 pikë. Është 41 pikë minimalisht për çdo lëndë, jo vetëm me atë 30 % bëhet, ose në provim të 2-të, ose në vjeshtë, po duhet të marrësh leje dhe miratim.