Nga Ohri Edi Rama ka leshuar dhe nje deklarate tjeter absurde
8 Qershor 2022
Nga Enver Bytyci
Nga Ohri Edi Rama ka leshuar dhe nje deklarate tjeter absurde: “Amerika, tha ai, i leshoi Japonise dy bomba berthamore. E a i shihni ku jane marredheniet midis tyre?! Pa patur nevoje qe Amerika t’i ulet ne gjunje Japonise”!
Hipoteza: Pse ju kerkoni qe Serbia t’i ulet ne gjunje Kosoves?! Pra kritika i adresohet Kosoves, ndersa mbrohet e justifikohet destruksioni i Beogradit kunder saj!
Shkurt: Kryeministri i Shqiperise edhe ne kete rast merr anen e Serbise kunder Kosoves.
E nderkaq manipulon me nje ngjarje historike krejt te ndryshme dhe pa asnje ngjashmeri me konfliktin e Serbise ne Kosove. E ben kete me qellim te caktuar. Sepse zoti Rama e di se Japonia ishte pjese e koalicionit nazi-fashist, i ndeshkuar nga fuqite e medha fituese te kryesuara nga SHBA-te. Nderkaq Serbia ishte ne vitet 1990 ne rolin e nazifashisteve! Ajo u ndeshkua per kete arsye, njesoj si edhe Japonia ne vitin 1945!
Pra Serbia nuk ishte dhe nuk eshte ne rolin e SHBA-ve ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore! Serbia e serbet jane shpallur fajtore per krime kunder njerezimit dhe genocid kunder boshnjakeve dhe shqiptareve! Njesoj si Gjermania, Italia dhe Japonia e asaj kohe! Atehere pse duhej te kerkonin ndjese amerikanet?!
Krahasime te tilla me triblime dhe intriga brenda tyre i ben vetem nje shqiptar argat i politikave dhe interesave te Serbise ne Ballkan. Jo me kot Edi Rama e falenderoi Aleksin e Beogradit per furnizimin me buke te Shqiperise dhe Vuciqi i Serbise e falenderoi kryeministrin e Shqiperise per mbeshtetjen e fuqishme te Open Balkan e te Serbise!